Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë 24-orëve të fundit në këtë doganë kanë kaluar 7472 shtetas në hyrje- dalje, nga të cilët 5300 në hyrje dhe 2172 në dalje, si dhe 2340 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 1607 në hyrje dhe 733 në dalje. Kjo periudhë fundviti, përkon me kthimin e emigrantëve shqiptarë në vendlindje për të kaluar festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Aktualisht, Policia Kufitare në Kakavije ka marrë masat për evitimin e radhëve të pritjes në sportelet e dokumenteve. Gjithashtu, është rritur prania e efektivëve blu për garantimin e sigurisë publike në mjediset e kësaj dogane dhe për goditjen e ngjarjeve kriminale në vijën kufitare me shtetin grek.