Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kryhet me sukses nga mjekët e Spitalit të Traumës ndërhyrja e vështirë kirurgjikale te pacienti 23-vjeçar!
Ekipi i mjekëve në repartin e ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme te një pacient 23 vjeçar, pas një aksidenti automobilistik. Përmes një postimi një postimi në rrjetet sociale Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nënvizoi se falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit mjekësor, u shmangën komplikacionet te pacienti që kishte pësuar një aksident automobilistik. Pacienti paraqiti një luksacion posterior sternoklavikular sinister, një dëmtim i rrallë dhe kompleks, me rrezik të lartë, por me ndërhyrjen kirurgjikale “Reponim i hapur me fiksim me FiberTape”, e realizuar sipas metodave bashkëkohore më të avancuara, u arrit duke shmangur komplikacionet dhe komprimimin e enëve të mëdha të gjakut që dalin nga zemra. Prof. Dr. Vilson Ruci, Shef i Shërbimit Universitar të Ortopedisë, e cilësoi këtë ndërhyrje kirurgjikale si shumë të komplikuar që u arrit të realizohej...