Kryepeshkopi Joani uron Krishtlindjet: Kjo festë vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje

Kryepeshkopi Joani uron Krishtlindjet: Kjo festë vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Joani, ka uruar besimtarët e krishterë në virgjilje të Krishtlindjes. Kryepeshkopi Joani na fton jemi të përulur, të dashur dhe të kujdesemi për të tjerët, sidomos për ata që janë në nevojë. “Këto fjalë e përmbledhin dhe e shprehin kuptimin festës së Krishtlindjes në mënyrën më të thellë dhe më të përsosur. Nëse do të përqendrohemi për të kuptuar rëndësinë e këtij misteri të madh, në të cilin Biri dhe Fjala e Atit u mishërua dhe u bë njeri, atëherë do të mund të marrim pjesë në festimin dhe gëzimin shpirtëror dhe do të ndiejmë brenda nesh fuqinë transformuese të përjetimit të kësaj ngjarjeje. Mishërimi nuk është thjesht një mrekulli apo një mister i denjë për t’u admiruar;...