Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç në fjalën e tij në samitin që po zhvillohet në Abu Dhabi, deklaroi se vendi ka bërë hapa të mëdhenj në ndërtimin e ndërlidhjeve energjetike rajonale, duke e cilësuar këtë proces si një nga arritjet më të rëndësishme strategjike të viteve të fundit. “Ne jemi shumë me fat që kemi kaluar fazën e ndërtimit të një ndërlidhjeje të fortë me vendet përreth nesh. Deri tani kemi ndërtuar 11 ndërlidhës, duke fituar një përvojë të gjerë dhe të shtrirë në kohë”, u shpreh kryeministri. Sipas tij, Mali i Zi ka investuar ndjeshëm edhe në burimet njerëzore dhe kapacitetet teknike. “Kemi ndërtuar burime njerëzore që shkojnë përtej madhësisë sonë si shtet. Kompanitë tona janë teknikisht shumë të afta dhe operative...