Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

Kriza e ujit po godet drejtpërdrejtë edhe bizneset e vogla në Vlorë, në prag të festave të fundvitit. Për shitësin e peshkut Shpëtim Xhelaj, mungesa e ujit ka qenë “goditja përfundimtare” për financat e tij, në një periudhë kur priste rritje të klientelës me ardhjen e emigrantëve.  “Gjendja është shumë keq për sektorin e peshkimit. Edhe akullin e kemi blerë me lekët tona nga Orikumi sepse Vlora nuk ka ujë. Ujë për pastrim apo për të larë duart nuk bëhet fjalë,” tha Xhelaj.  Ai u shpreh se nuk po arrin të shesë produktet e peshkut, pasi mungesa e ujit e bën të pamundur edhe përpunimin bazë të produktit. Xhelaj e cilësoi situatën si të papranueshme pas dekadash problematikash me shërbimet bazë, duke e lidhur krizën me përgjegjësinë politike të qeverisë së drejtuar...