Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë
Sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” po zhvillohet meshë e veçantë për besimtarët ortodoksë, me rastin e Krishtlindjes, një nga festat më të rëndësishme që kremtohet në mbarë botën. Që nga ora 8:00, katedralja mirëpriti besimtarët për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore, një ceremoni e veçantë kushtuar lindjes së Jezu Krishtit. Pas përfundimit të shërbesës, nga ora 11:00 deri në 13:00, në Sallën e Pritjes pranë katedrales, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, do të presë besimtarët për të ndarë urimet dhe bekimet për këtë festë të madhe. Ndërkohë mbrëmë nën dritën e qirinjve dhe mes lutjesh plot shpresë, besimtarë të shumtë katolikë u mblodhën në katedralen “Shën Pali” në Tiranë për të kremtuar meshën solemne të Krishtlindjes....