Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka publikuar një video mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Në fjalën e tij, Spahiu shprehu urimet e tij duke lutur Zotin që Ramazani të sjellë paqe, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare dhe për mbarë shoqërinë. “Nesër ne nisim agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kam kënaqësinë t’ju drejtohem me urimet më të përzemërta, duke lutur Zotin e Madhëruar që ky muaj i bekuar të sjellë paqe, begati dhe mirësi për secilin prej jush, për familjet tuaja dhe për mbarë shoqërinë tonë. Ramazani është një nga dhuntitë më të mëdha shpirtërore që Allahu i Madhëruar ia ka dhënë njerëzimit. Ai është muaj i...