Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça e serenatave, ski në Dardhë dhe pushimi pranë liqenit të Pogradecit mbeten ndër opsionet më të pëlqyera për fundjave për shumë qytetarë nga Tirana apo qytete të tjera të Shqipërisë. Por bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas pas shembjes të dherave ka bërë që këto qytete të boshatisen prej turistëve vendas dhe të huaj. Bizneset e hotelerisë dhe restoranteve në Korçë dhe Pogradec njëzëri pohojnë që prej ditës së shtunë pas bllokimit të aksit Librazhd-Përrenjas po përballen me një mungesë rezervimesh të reja për fundjavën. Ata e konsiderojnë bllokimin e rrugës si një ngjarje që ndau “me thikë” juglindjen nga pjesa tjetër e Shqipërisë, për shkak të ndërprerjes së lidhjes kryesore rrugore dhe izolimit të përkohshëm të zonës. Sokrat Tasho, përfaqësues i resortit “Ski-Pista Bigëll” në...