KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

Komunitetet fetare do të përfitojnë 203 milionë lekë nga buxheti i shtetit për këtë vit. Në raport me vitin e shkuar, kulteve të besimit do ju shpërndahen gati 60 milionë lekë më tepër. Pjesa më e madhe e arave, mbi 57 milionë lekë iu shpërndanë Komunitetit Mysliman. Kisha Ortodokse Autoqefale dhe ajo Katolike marrin nga 48.6 milionë lekë. Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton 483.5 milionë lekë. Pjesa më e madhe e këtyre parave iu akordohen komuniteteve fetare për të mbuluar një pjesë të pagave të punonjësve të tyre, ndërsa për Kryegjyshatë Botërore Bektashiane jepen 28 milionë lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër. Shuma e parave të shpërndara shkon në proporcion me numrin e besimtarëve të secilit komunitet, bazuar te të dhënat e...