Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!
Në prag të festës së Krishtlindjes, Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë përcjellë një mesazh të përbashkët urimi për besimtarët dhe gjithë popullin shqiptar. Të bashkuar në frymë vëllazërore, ata kanë zgjedhur që këtë vit t’i drejtohen së bashku me një thirrje dashurie, paqeje dhe shprese. Në urimin e tyre, Ipeshkvijtë theksojnë se Krishtlindja është kujtesa e pranisë së Zotit mes njerëzve, veçanërisht në kohë pasigurie dhe vuajtjesh. “Zoti u bë njeri dhe banoi mes nesh. Krishtlindja na kujton se Zoti është pranë nesh, aq më tepër kur ka pasiguri dhe vuajtje. Gëzuar, Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, thuhet në mesazhin e përbashkët. Imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, solli në kujtesë fjalët e profetit Izai, duke e përshkruar Krishtlindjen si përvojën e daljes nga...