Këtë të Shtunë, mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të shënojë termometri
Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës, reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht me intensitet të ulët. Në veriperëndim dhe lokalisht në jugperëndim priten reshje shiu me intensitet deri mesatar, të shoqëruara me shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e Alpeve si dhe në verilindje–lindje, në lartësitë mbi 800–900 metra, reshjet do të jenë në formën e borës me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa...
Burimi:
javanews.al