KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se prej paradites së sotme kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës. Si pasojë e shkarkimeve, por edhe për shkak të reshjeve të fundit dhe rritjes së temperaturave, gjatë pasdites është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës. Autoritetet paralajmërojnë se situata mund të sjellë rritje të mëtejshme të prurjeve, veçanërisht në territorin e Nënshkodrës. Bashkia Shkodër ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile. “Ekipet janë në terren, në monitorim të pandërprerë dhe në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim,” thuhet në njoftimin e bashkisë. Në...