Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Kërkoi falje vlonjatëve”- Tedi Blushi debat me kryebashkiaken Mersini: I latë pa ujë dhe i përzutë me polici
Tedi Blushi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, i kërkoi kryebashkiakes së Vlorës, Bruna Mersini, që t’i kërkojë falje qytetarëve vlonjatë sepse, sipas tij, janë lënë pa ujë dhe janë përzënë me polici nga protesta. “Në prag të ndërrimit të viteve, Vlora ishte në katastrofë dhe emergjencë. A do i kërkoni falje qytetarëve të Vlorës, jo vetëm se i latë pa ujë, por edhe se përdorët policinë për të shuar protestën e tyre të ligjshme? Jo vetëm që nuk kërkuat ndjesë, por në kulmin e asaj emergjence gjetët kohë për të organizuar mbrëmje gala në Vlorë”, iu drejtua Blushi kryebashkiakes. Mersini u përgjigj: “E prisja që të bënit politikë edhe në këto momente. Difekti i ujit është krijuar...