Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e kësaj të marte një fotoalbum të punimeve që po kryhen nga kantierin e autostradës Tiranë-Durrës, ku siç shprehet ai “ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%”. Sipas të dhënave të Kryeministrisë, deri tani kanë përfunduar punimet për shtresën e binderit pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit. Në nyjen e Laknasit janë kryer punimet e pilotimit, ndërkohë që në nyjen e Kasharit janë kryer punimet për realizimin e pilotave. Sakaq, janë ende duke vijuar punimet për përfundimin e ndërhyrjeve tek Ura mbi Lanë si dhe për ndërtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, ku kanë nisur edhe punimet për zgjerimin e trupit të rrugës. Në një njoftim të Kryeministrisë thuhet se këto punime...