Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

Çdo vit kanceri prek rreth  90-100 fëmijë të moshës 0-14 vjeç ku format më të shpeshta janë leucemia akute me 30% të rasteve dhe më pas tumoret e kokës. Duke qenë sëmundje që kanë normë të lartë të vdekshmërisë mjekët thonë se kapja e hershme e shenjave është gati një sfidë pasi shpesh ato nuk vlerësohen në kohë dhe fëmijët vijnë në stade të avancuara. “Duke neglizuar ose duke shtyrë në kohë me idenë se je para një viroze , para një infeksioni, mund ta shtyjnë dhe të jenë pak të vëmendshëm dhe ndërkohë kur vijnë e paraqiten te ne sëmundja ka avancuara në stad të fundit. Nëse je përpara këtyre shenjave të cilat zgjasin në kohë si temperature, zbehje, bark I fryrë, rritje e...