“Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës”, Rama: T’i lehtësojmë nga barra e qirasë

“Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës”, Rama: T’i lehtësojmë nga barra e qirasë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë të hapur me rreth 40 rektorë të universiteteve publike dhe private, e fokusuar në cilësinë e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend. Gjatë takimit u diskutuan sfidat dhe reformat e nevojshme për përmirësimin e institucioneve universitare, roli i tyre në procesin e integrimit europian, investimet e Bashkimit Europian, si dhe nevoja për rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përshpejtimin e proceseve të akreditimit. Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe zhvillimin e kampuseve universitare në Tiranë dhe Durrës, si pjesë e përpjekjeve për ta bërë arsimin e lartë më efikas dhe më të aksesueshëm për studentët. “Të gjithë të ulemi dhe ta shikojmë gjënë në sy. Sfida është dhe hajde që ta rregullojmë të gjithë së...