Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

Zgjidhet problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë-Thanë, pas katër ditësh të bllokuar për shkak të shembjes së rrugës në fshatin Dragostunjë. Me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, mjetet u lejuan të riktheheshin dhe u pajisën me një dokument kalimi për të kaluar nga pika kufitare e Bllatës. Nëpërmjet rrugës së Arbrit, kamionët do të shkojnë drejt pikës së kalimit kufitar të Bllatës, nga ku do të vazhdojnë rrugën për në destinacion. Prej 4 ditësh, dhjetra kamionistë ishin bllokuar në Qafë Thanë por edhe pranë Hotolishtit, si pasojë e shembjes së rrugës në Dragostunjë. Një ditë më parë, ata lëshuan edhe një apel ndaj shtetit shqiptar që t’i ndihmonte pasi ndodheshin në situatë të vështirë.