Kakavijë, përfundimi i festave, 10 mijë emigrantë rikthehen në Greqi

Kakavijë, përfundimi i festave, 10 mijë emigrantë rikthehen në Greqi

Në nisje të vitit 2026 në Stacionin Kufitar të Kakavijes po regjistrohet fluks i lartë lëvizje në drejtim të Greqisë ndërsa bashkatdhetarët tanë kthehen në shtetin fqinjë pasi kaluan festat e fundvitit pranë të afërmve të tyre. Sipas Policisë Kufitare gjatë 24-orëve të fundit nëpërmjet doganës së Kakavijës udhëtuan për në Greqi 6022 persona dhe 2049 automjete. Policia Kufitare e Kakavijes ka punuar me 5 sportele për përpunimin e dokumentave duke shmangur radhët e gjata të pritjes. “Kemi 10 minuta që presim, kishim ardhur për festa në Shqipëri dhe ja kaluam shumë bukur”, tha një emigrant. ” Kam rreth gjysmë ore që pres besoj se radha do të eci shpejt dhe nuk vonohemi”, shtoi një qytetar tjetër. Ditën e sotme fermerët grekë do të rikthejnë...