Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj
Pesëdhjetë e pesë punonjës të Kadastrës së Vlorës kanë kundërshtuar sërish vendimin për zhvendosjen e institucionit drejt Tiranës. Prej dy ditësh ata kanë kundërshtuar këtë vendim, i cili sipas tyre ka ardhur në mënyrë të beftë dhe të papritur. Punonjësit shprehen se zhvendosja është e pamundur për shkak të kushteve familjare, pasi shumica prej tyre kanë familje, prindër dhe fëmijë, çka e bën të pamundur lëvizjen e përditshme apo transferimin drejt Tiranës për të ushtruar detyrën. Kundërshtimi ka qenë i fortë, madje edhe nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës Sokol Shehaj është shkarkuar nga detyra pasi ka mbështetur punonjësit. Në një prononcim për mikrofonin e RTSH, ai deklaroi se lirimi i tij nga detyra ka ardhur si masë ndëshkuese për nënshkrimin e peticionit. “Unë e nënshkrova peticionin,...
Burimi:
javanews.al