Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të mundur që vendimet për legalizimin e ndërtimeve informale t’u dërgohen qytetarëve drejtpërdrejt në profilin e tyre në platformën e-Albania. Dokumenti përkatës mbërrin menjëherë në telefon apo kompjuter, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në sportele, pritje në radhë apo dërgim përmes postës. Ky ndryshim synon të përshpejtojë procedurat dhe të rrisë sigurinë në dorëzimin e dokumentacionit zyrtar. “Përfitimet kryesore të këtij shërbimi përfshijnë rritjen e sigurisë në dorëzimin e vendimit, shkurtimin e kohës për pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe një proces më të thjeshtë dhe transparent për qytetarët. Në këtë mënyrë shmangen radhët dhe burokracitë, ndërsa procedura zhvillohet në kohë reale”, lexohet në njoftim, shkruan A2. Digjitalizimi i shërbimeve të Kadastrës konsiderohet pjesë e reformës për...
Burimi:
javanews.al