Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Jo vetëm pa shpërblim për fundvit, efektivët e FNSH të Tiranës i lënë edhe pa u paguar dietat prej 3 muajsh
Kur na ndajnë edhe një ditë nga përfundimi i vitit 2025, efektivët e FNSH të Tiranës jo vetëm që nuk morën shpërblim për fundvit, por ende nuk u kanë paguar dietat për 3 muajt e fundit të vitit. Mësohet se efektivëve të FNSH në Tiranë që prej datës 1 tetor nuk u është paguar asnjë dietë për shërbimet jashtë Tiranës. Pagesat bëhen pasi miratohet fondi nga Ministria e Brendshme, e cila prej datës 1 tetor nuk i ka shlyer këto pagesa. Reparti i FNSH Tiranë përbëhet nga mbi 200 efektivë, të cilët kryejnë shërbime të shpeshta jashtë kryeqytetit, shpesh në operacione ndihmëse ndaj komisariateve të tjera në rrethe. Sipas burimeve, pagesat për dietat kryhen vetëm pasi miratohet fondi përkatës nga Ministria e Brendshme, por prej...