Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë
Kjo javë ka nisur me mot të kthjellët dhe me intervale të gjata me diell. “Sot dhe nesër territori shqiptar parashikohet të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell, ndërsa pasditja do të ketë vranësira. Dita e mërkurë do të ketë vranësira të shpeshta në pjesën veriore dhe lindore, me mundësi shiu. Pjesa tjetër e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm”, tha Hakil Osmani nga “MeteoAlb”. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, temperaturat maksimale do të jenë mbi 20 gradë Celsius. “Mëngjesin e sotëm vlerat minimale janë regjistruar 5 gradë në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore, në orët e para të mëngjesit, 8-14 gradë Celsius në vijën bregdetare.Ndërsa në mesditë do të shkojnë deri në 25 gradë.Nga dita e martë do të...
Burimi:
javanews.al