Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Java e fundit e 2025 shumë e ftohtë”, meterologia: Reshje shiu dhe dëbore
Në lidhje live për Euronews Albania ishte meteorologia Lajda Porja e cila bëri parashikimin e motit për javën. Sipas saj, edhe këto ditë të mbetura nga dhjetori do të jenë tipike dimërore. “Duke filluar nga nesër do të kemi vranësira të shpeshta dhe do të kemi reshje, të cilat do të fillojnë si fillim në zonat jugore sepse sistemi i vranësirave është duke u zgjeruar në jug të vendit, ndërsa mbasditja dhe mbrëmja do të përfshijnë të gjithë territorin. E mërkura dhe e enjtja do të kenë reshje shiu në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare, reshje dëbore në të gjithë zonën lindore, duke filluar që nga pjesa e verilindjes deri në juglindje”, u shpreh meteorologia. Ajo theksoi gjithashtu se reshjet do të jenë me intensitet të ulët, nuk do ketë dëborë të konsiderueshme apo problematike, do...