“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

Kur flasim për shëndetin e lëkurës dhe kujdesin ndaj saj, priremi që ta shohim si diçka sipërfaqësore. Si dukje, si diçka që duhet mbrojtur, korrigjuar apo fshehur. Por, biologjikisht lëkura është shumë tepër se sa thjesht një ndërfaqe estetike. Ajo është organi më i madh dhe ndoshta një nga më inteligjentët e trupit njerëzor. Mjekja dermatologe Monika Fida zbërthen për Apostrof Podcast atë që shumë nga ne i referohemi si kujdes ndaj lëkurës, duke u kthyer tek fiziologjia. Lëkura dhe truri, shpjegon ajo, ndajnë të njëjtën origjinë embriologjike. Ato lindin nga e njëjta shtresë. Kjo “lidhje tru-lëkurë” na ndihmon të kuptojmë se përse stresi psikologjik përkthehet në inflamacion, përse kortizoli degradon kolagjenin dhe elastinën dhe përse aknet përkeqësohen në periudha kur përjetojmë stress të shtuar....