Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh
Pasditen e kësaj të mërkure është vështirësuar qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh, të caktuar si aks alternativ pas bllokimit të atij Librazhd-Prrenjas. Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se këtë pasdite është shtuar fluksi i mjeteve. Sipas informacioneve, mësohet se nga rruga e Gramshit janë lejuar të hyjnë drejt juglindjes 2 kamionë. Këta të fundit kanë hapur krahun në anë të rrugës, por për shkak të lëvizjes së lartë të mjeteve, është krijuar një ngërç në qarkullim. Lëvizja e mjeteve po bëhet e ngadalësuar ndërsa në këtë segment sapo ka mbërritur policia e qarkullimit të Korçës. Sjellim ndërmend se rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin është shembur dhe është bërë e pakalueshme që nga data 21 shkurt 2026. “Izolimi” i juglindjes ka çuar në akuza...
Burimi:
javanews.al