Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan
Më në fund është hapur një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan, ku qarkullimi ishte bllokuar për disa orë këtë të shtunë shkak të tre trajlerave. Mësohet se qarkullimi i mjeteve po alternohet me ndihmën e punonjësve të policisë. Ndërkohë në segmentin Maliq-Gramsh siç vihet re në pamjet mëposhtë janë krijuar radhë kilometrike pas kësaj situate, kryesisht prej automjeteve që lëvizin nga Korça në drejtim të Tiranës. Për shkak trafikut të rënduar ne aksin Maliq-Moglicë, policia nuk lejon për momentin lëvizjen e mjeteve nga Maliqi drejt Lozhanit. Pritet të normalizohet qarkullimi në segmentin e bllokuar nga një trajler, që më pas të lejohet lëvizja e mjeteve të vogla drejt Lozhanit dhe Gramshit. Më herët pasditen e kësaj të shtune, në segmentin alternativ Lozhan- Moglicë që Autoriteti...
Burimi:
javanews.al