ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

Në vend aktualisht nuk ka asnjë rast të regjistruar me fruth. Epidemiologu Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se bazuar në të dhënat epidemiologjike në vend, nuk ka shpërthim aktiv të fruthit në asnjë institucion parashkollor, qoftë privat apo atë publik. “Bazuar nga të dhëna e survejancës epidemiologjike në vend nuk kemi raste pozitive me fruth momentalisht, dhe nuk ka as shpërthim në institucionet parashkollore qoftë publike apo private në vend.  Nuk ka vend për panik, për prindërit dhe shoqërinë. Rastet sporadike që mund të evidentohen, menaxhohen me izolim të shpejtë sipas protokolleve të përcaktuara”, thotë ajo. Megjithatë, fruthi është një sëmundje infektive ngjitëse me rrezikshmëri të lartë tek fëmijët, ndaj specialistët e shëndetit bëjnë apel prindërve për aplikimin e vaksinës tek të...