“Irish Sun”: Tirana, vendi i përsosur për pushime dimërore – arratisja e re e irlandezëve
Kryeqyteti i Shqipërisë po shndërrohet në një nga destinacionet më të kërkuara për pushuesit irlandezë këtë dimër. Me temperatura mesatare prej 14 deri në 16 gradë Celsius në dhjetor dhe janar, Tirana ofron një alternativë të ngrohtë ndaj klimës së ftohtë të Irlandës. Sipas të përditshmes irlandeze The Irish Sun, “shumë pushues irlandezë po dynden drejt Tiranës, kryeqytetit shumëngjyrësh dhe historik të Shqipërisë, i njohur për temperaturat e ngrohta të dimrit, jetën e natës dhe çmimet e shkëlqyera.” Fluturimet nga Dublini drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës kushtojnë vetëm 39 euro me linjën ajrore Ryanair. Aeroporti ndodhet rreth 20 minuta larg qendrës së qytetit, duke e bërë udhëtimin të lehtë dhe të shpejtë. Përveç kësaj, hotelet lokale ofrojnë paketa gjithëpërfshirëse – një javë në “Mosaic Home” kushton 685...
Burimi:
javanews.al