Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, inxhinieri Xhevahir Ngjeqari u ndal veçanërisht te rëndësia strategjike e Korridorit VIII, duke e cilësuar atë si një mundësi të madhe ekonomike për Shqipërinë, por të pashfrytëzuar siç duhet. Çfarë është Korridori VIII? Sipas Ngjeqarit, Korridori VIII nuk është thjesht një rrugë kombëtare, por një aks tranziti ndërkombëtar që lidh portet shqiptare me vendet e Ballkanit dhe më tej drejt Evropës Lindore. Ai shpjegoi se avantazhi i Shqipërisë qëndron te pozicioni gjeografik dhe dalja në det, ku përmes një sistemi portual nga Vlora në Shëngjin, mallrat që vijnë nga Mesdheu, Gjibraltari apo Amerika mund të transportohen më shkurt drejt vendeve si Serbia, Maqedonia e Veriut apo Ukraina, duke kursyer qindra kilometra krahasuar me rrugët aktuale. Ngjeqari deklaroi...