Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës
Përmes një postimi në Facebook, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bën me dije se është nënshkruar një marrëveshje me OSHEE-në dhe BERZH-in. Kjo e fundit, për financimin e ndërtimit të nënstacionit të ri në qendër të Tiranës. “Ky projekt energjetik 110/20kV është unik në llojin e tij, pasi do të ndërtohet në nëntokë, duke garantuar siguri dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të ardhmen. Me një investim prej 22.5 milionë euro, projekti është në përputhje me Planin e Masave për Qytetin e Gjelbër të Tiranës (GCAP), në kuadër të programit “Green Cities” të BERZH-it”, shkruan ministri, krahas fotove. Kujtojmë se Karakaçi e mori detyrën më 6 mars, duke pasuar Belinda Ballukun. Siç e ka theksuar edhe kryeministri Edi Rama herë pas...
Burimi:
javanews.al