Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
INSTAT: 22% e emigrantëve kthehen në Shqipëri
22% e emigrantëve kthehen në Shqipëri. Të dhënat e fundit të anketës së emigracionit të INSTAT tregojnë se afro 109 mijë shqiptarë janë kthyer gjatë 12 viteve të fundit. Shumica e shqiptarëve të kthyer janë mbi 35 vjeç. Konkretisht mbi 60% i përkasin grupmoshës 35 vjeç e sipër, 29 % të grupmoshës 25-34 vjeç dhe vetëm 9 % të të kthyerve janë midis 15-24 vjeç. Një indikacion i rëndësishëm i emigrantëve të kthyer janë edhe ata të moshuar që dalin në pension. Afro 1/3 e personave të kthyer 65 vjeç ose më të vjetër, duke treguar se shumë prej tyre kthehen pas periudhave të gjata jashtë vendit, ndonjëherë pas daljes në pension. Nisur nga të dhënat zyrtare migrantët kthehen në një moshë mesatare më të...








