Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë
Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, Shqipëria vijon të qëndrojë jashtë hartës së shteteve në krizë, por pa arritur ende zonën e sigurisë së plotë. Indeksi i Brishtësisë së Shteteve 2026 i publikuar nga The Fund for Peace, e rendit vendin në grupin e shteteve me stabilitet të moderuar, një pozicion që reflekton përparime të dukshme krahasuar me dy dekada më parë, por edhe kufizime të qarta institucionale dhe ekonomike që frenojnë kalimin drejt qëndrueshmërisë afatgjatë. Shqipëria përfiton nga mungesa e konflikteve të armatosura, kohezioni social relativisht i qëndrueshëm dhe orientimi i qartë euroatlantik, por penalizohet nga indikatorë që lidhen me qeverisjen, efikasitetin institucional, perceptimin e korrupsionit dhe presionet ekonomike mbi shtresat më të ndjeshme të popullsisë. Këta faktorë e...
Burimi:
javanews.al