Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Në vigjilje të Pashkës katolike, Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj, ka përcjellë një mesazh frymëzues për besimtarët shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë dhe shpresës për vendin. “Nga më i madhi tek më i vogli, kjo është ndjesia, dija dhe përkatësia e parë që kemi nevojë t’i përcjellim çdo shqiptari. Por trashëgimia që na është përcjellë ndër shekuj, Pashkët na çlirojnë pikërisht nga kjo llogjikë.”, tha Dodaj. Duke cituar Nënë Terezën, ai shtoi: “Bëhu ti ndryshimi që pret dhe do të shohësh në Shqipëri. Të mbjellim shpresë konkrete, Shqipëria ka nevojë për burra dhe gra të ndershme”. Ndërkohë, sjellim ndërmend se besimtarët do të marrin pjesë sonte në meshën e vigjiljes së Pashkës, që mbahet në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, nën udhëheqjen e Arqipeshkvit. Mesha...