Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”
Një automjet për çdo dy shqiptarë… me popullsinë nga njëra anë në tkurrje dhe importin e makinave në zgjerim, raporti po shkon drejt barazimit. Në një kohë që numri i automjeteve që lëvizin në rrugët e vendit po arrin në 1.1 milionë, importet nuk po kanë të ndalur. Vetëm në tre muajt e parë të vitit u sollën nga jashtë mbi 22 mijë automjete, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. “Gjatë muajve të parë të vitit kemi vënë re një kërkesë të qëndrueshme dhe në rritje për automjete të importuara, kryesisht të përdorura. Kjo lidhet si me nevojën për mjete më të përballueshme për qytetarët, ashtu edhe me zgjerimin e ofertës nga tregjet ndërkombëtare, të cilat po bëhen gjithnjë e më të aksesueshme për...
Burimi:
javanews.al