IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri
Intensiteti i reshjeve në orët në vijim do të vijë duke u shtuar, sidomos të Premten. Reshjet do të jenë të fokusuara kryesisht në veri dhe jug të vendit. Instituti i Gjeoshkencave ka ngritur alarmin portokalli, për pesë qarqe, Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në këto qarqe parashikohet se në 24 orët në vijim për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve që pritet të arrijë deri në 90 mm shi, mund të krijohen probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, kjo në varësi të sistemit të kanalizimeve të këtyre qarqeve. Edhe qarqet e tjera do të kenë reshje shiu, por do të jenë në nivel mesatar. Më problematike situata pritet të jenë...
Burimi:
javanews.al