Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Ka hyrë në fuqi vendimi i sotëm i Bordit të Transparencës për çmimet e reja të tregtimit të karburanteve. Me hyrjen në fuqi të vendimit, karburantet në vend kanë nisur të ndryshojnë çmimet në tabelat përkatëse. Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur një punonjës në një pikë karburanti hipën në shkallë dhe ndryshon në tabelë çmimin e naftës, nga 218 lekë për litër në 224 lekë për litër. Bordi i Transparencës vendosi sot çmimin e naftës në 224 lekë për litër, niveli më i lartë që prej nisjes së luftën në Lindjen e Mesme. Ndërsa për benzinën çmimi do të jetë 181 lekë për litër. Vendimi nisi të zbatohet nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme. Çmimet u caktuan në këto kuota, pasi...