Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

Historia e saj është dëshmi se edhe në përvojën më të errët, njeriu mund të gjejë dritë për të vazhduar përpara. Është historia e një gruaje që, megjithëse e goditur fort nga jeta, zgjodhi të jetojë, të krijojë dhe të mos e humbasë shpresën. Blerina Kalthi është vetëm 37 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, që jeton në fshatin Sanxhak të Laçit. Një prej sprovave më të mëdha me të cilat i është dashur të përballet në jetë është ajo e betejës me sëmundjen e kancerit. Kjo sëmundje i hodhi “rrënjët” e para tek i vëllai, i cili ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, i diagnostikuar me tumor në kokë. “Në vitin 2012, vëllai im u diagnostikua me tumor në kokë. Ne ishim vetëm dy fëmijë. Ai...