Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës
Ashtu siç e do tradita, edhe këtë vit u hap Tregu i Shpendëve në Baldushk, i cili prej vitesh është kthyer në një pikë referimi për qytetarët e Tiranës gjatë festave të fundvitit. Në fjalën përshëndetëse, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Tregjeve, Fatjon Dhuli, u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin gjelin e detit nga Baldushku, duke e cilësuar atë si një produkt cilësor, tradicional dhe pjesë të pandashme të tryezës së fundvitit. Dhuli theksoi rëndësinë e mbështetjes së tregtarëve dhe fermerëve vendas, duke nënvizuar se ky treg ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë lokale, pasi rritja e gjelit të detit përbën burimin kryesor të të ardhurave për zonën e Baldushkut. Aktiviteti i hapjes u shoqërua me atmosferë festive,...