Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë
Në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, familja Aliaj ankohet se qiramarresja, Edjona Hoxha nuk ka respektuar kontratën e qiradhënies për një apartament. Kontrata u nënshkrua në 2023-shin, me qira mujore 430 mijë lekë të vjetra, por Edjona Hoxha ka paguar vetëm 33 mijë e 600 dhe 170 mijë lekë dhe disa muaj nuk ka paguar fare. Qiramarrësja i ka justifikuar vonesat me mungesën e një llogarie bankare, por pronarja thotë se kjo është vetëm një pretekst. “Kam dhënë një banesë me qira te ‘Komuna e Parisit’ në gusht të vitit 2023. Kemi bërë një kontratë qiraje prej 43 mije lekësh dhe i thashë që do i kalosh në numrin e llogarisë. Muajin e parë më kaloi 43 mijë, muaj e tjerë 33 mijë,...
Burimi:
javanews.al