Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

Eurostat raporton se gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 82.5 vite, ose rreth 4 vite më shumë sesa burrat. Jetëgjatësia më e lartë e popullsisë shqiptare është në jug, ndërsa më e ulëta në veri. Jetëgjatësia e shqiptarëve është më e lartë në zonat jugore dhe ato qendrore. Sipas Eurostat, në zonat jugore të Shqipërisë ajo arrin në 80.77 vite, me një diferencë shumë të ngushtë prej 80.74 vite në zonat qendrore. Ndërsa përsa i përket veriut, jetëgjatësia është më e ulët, përkatësisht 79.2 vite. Përsa i përket diferencave gjinore, gratë shqiptare jetojnë mesatarisht 82.5 vite, ndërsa burrat 78.6 vite. Mesatarja e jetëgjatësisë së shqiptarëve është 80.5 vite, ose gati 1 vit më e ulët sesa mesatarja europiane, e cila llogaritet të jetë 81.5 vite. Jetëgjatësia...