Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

Një grabitje e ndodhur gjatë mesnatës së kaluar në stacionin e ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, pranë Stacionit të Trenit të Mallrave në Vlorë, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit.  Sipas njoftimit, vjedhja e  saracineskës së stacionit, ka bërë të pamundur funksionimin normal të rrjetit të shpërndarjes duke lënë pa ujë lagjen “24 Maji”, zonën e Petroliferës,  zonën e TEC-it, Portin e Peshkimit dhe Zvërnecin.   Menjëherë pas konstatimit të rastit, grupet teknike të Ujësjellës Kanalizime të Vlorës kanë ndërhyrë për zëvendësimin e pajisjes së vjedhur dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.  Për ngjarjen është bërë edhe një denoncim në Policinë e Qarkut Vlorë, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të vjedhjes.  Autoritetet bëjnë thirrje që të mbrohet prona publike, duke...