Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

“Një tjetër fushatë mashtrimi është përhapur ditët e fundit, përmes telefonatave të realizuara nëpërmjet internetit. Sipas autoriteteve, qytetarët telefonohen nga adresa të ndryshme, ku përdoret emër banke, duke krijuar përshtypjen se telefonata vjen nga banka, por në të vërtetë është vetëm një përpjekje për të mashtruar”, raporton gazetarja Gerta Vasku. “Ky është një fenomen që ndodh ndërkombëtarisht. Është një fushatë që kombinon disa teknika. Një prej tyre është voice, që përdor internetin për të kryer telefonata të ndryshme. Teknika tjetër është call ID, që bën maskimin e kodit për t’i vendosur +355 për t’u identifikuar si prefiks në Shqipëri”, thotë ekspertja e sigurisë kibernetike Migena Buzra. Qëllimi i autorëve që kamuflohen si punonjës banke është të fitojnë besimin dhe më pas të marrin të dhëna...