Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët se riparimi i avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë ka përfunduar dhe sistemi i prodhimit është vendosur në funksion që prej orëve të para të mëngjesit. Për 48 orët e para pas rikthimit të furnizimit, qytetarët këshillohen që ujin ta përdorin vetëm për përdorim të jashtëm, jo për konsum apo gatim. “Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët për përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë. Sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit. Zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë. Pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të...