Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
Pika kufitare e Morinës gjatë 24 orëve të fundit është përballur me një fluks të lartë lëvizjesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke përpunuar të dhënat e rreth 33 mijë shtetasve. Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë, qarkullimi i mjeteve është kryer pa ndalesa, duke shmangur radhët e gjata në kufi. Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit në Shqipëri, përmes Morinës kanë hyrë 17 mijë e 363 shtetas, me 5 mijë e 100 automjete dhe 66 autobusë. Ndërkohë, kanë dalë 15 mijë e 704 shtetas, me 4 mijë e 128 automjete. Pjesa më e madhe e udhëtarëve që hyjnë në Shqipëri kanë si destinacion pushimet, vizitat në qendrat historike, por edhe në zonat kurative, si llixhat e Elbasanit. Pushuesit nga...
Burimi:
javanews.al