Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Ditën e shtunë (21 shkurt) pritet mot relativisht i paqëndrueshëm në vend. Në ultësirën perëndimore, pjesa e parë e ditës do të shoqërohet me kthjellime, ndërsa më vonë do të ketë vranësira mesatare deri të dendura. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje shiu me intensitet të ulët do të bien kryesisht në jug dhe pjesërisht në qendër, ndërsa pasditja do të sjellë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore parashikohen reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s. Në vijën bregdetare dhe zonat luginore, pritet të arrijë deri në 14 m/s. Deti do të ketë valëzim me forcë 2-3 ballë.