Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Ulen temperaturat, dëborë në zonat malore
Fundjava do të ketë mot të paqëndrueshëm. Vranësirat, por edhe reshjet e shiut, do të na shoqërojnë në orët në vijim. “Në orët e vona të natës, mëngjesin e ditës së shtunë, sërish do të ketë vranësira, të cilat herë pas here do të kenë zhvillime që do të sjellin reshje të karakterit lokal, më së shumti në zonën bregdetare. Pjesa e dytë e ditës së shtunë do të ketë mot të qëndrueshëm. Dita e diel nis në orët e para të mëngjesit me shfaqjen e vranësirave të shpeshta. Në orët e mesditës vransirat do të kenë zhvillime, ku do të kemi reshje të pakta shiu herë pas here në formë rrebeshi, më të dukshme në jug-lindje. Në zonat e thella malore do të kemi...
Burimi:
javanews.al