Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

Reshjet e shiut mbeten prezente në vendin tonë. Madje, sipas sinoptikanëve, herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra. “Reshjet në veri më shumë, në jug dhe zonat qendrore më pak. Reshjet e shiut në formën e rrebesheve”, tha Hakil Osmani nga Meteoalb. Por, pavarësisht se do të ketë lagështi në ajër, temperaturat do të vijojnë të jenë 2–3 gradë më të larta se sa vlerat tipike të muajit. “Vlerat maksimale do të arrijnë 16–17 gradë të shtunën, ndërsa vlerat minimale në veri 4–5 gradë. Dita e dielë do sjellë ulje të vlerave”. Sipas meteorologëve, në orët në vijim era do të vijojë të jetë problematike, sidomos në zonat bregdetare. “Era më e fortë këtë të premte, më pas dobësim të saj, do...