FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran
Nëndetësja turke TCG İNÖNÜ ka mbërritur në Portin e Durrësit për një vizitë treditore, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë dhe Turqisë. Gjatë qëndrimit në port janë marrë masat organizative për pritjen e mjetit dhe ekuipazhit. Në koordinim me Forcën Detare shqiptare dhe Policinë Ushtarake është siguruar akomodimi i ekuipazhit dhe masat e sigurisë. Autoriteti Portual i Durrësit thotë se vizita është pjesë e bashkëpunimit të rregullt mes forcave detare të vendeve aleate dhe synon shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në rajon. “Porti i Durrësit ka mirëpritur për një vizitë tre ditore, nëndetësen turke “TCG İNÖNÜ”, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të konsoliduara mes forcave detare të vendeve aleate. Gjatë kësaj vizite autoritetet portuale në koordinim me Forcën Detare dhe...
Burimi:
javanews.al