Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Forcat e Xhenios në terren pas reshjeve”, Rama: Po ndërhyjmë në zonat problematike
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa foto nga terreni, ku tregon angazhimin e forcave të Batalionit të Xhenios në zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut. Në postimin e tij, Rama shkruan se në Gjirokastër, Kurbin dhe në të gjitha zonat ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios janë në ndërhyrje të vazhdueshme. Sipas tij, po punohet për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve, me qëllim normalizimin e situatës dhe parandalimin e rrezikut për banorët. Autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri.