Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve
Pas vlerësimit nga komisionet e posaçme, 60 ish-ushtarakët fitues që kanë shërbyer dikur pranë Forcave të Armatosura do të rititullohen sërish në detyrë. Sipas komandantit të Qendrës së Personel Rekrutimit, ushtarakut që rikthehet duhet të plotësojë dy kritere themelore. “Ushtarakut duhet të ketë qenë në rezervë dhe jo në lirim. Shumë ushtarakë janë larguar për arsye nga më të ndryshme, familjare dhe ekonomike. Pra, ata që kanë firmosur një kontratë për t’u liruar për arsyet e tyre nuk mund të rikthehen, ndërsa ata që kanë firmosur një kontratë për të dalë në rezervë po. E dyta është mosha e kandidatit. Neni 14 i ligjit, që ka të bëjë me kohën maksimale të qëndrimit në gradë. Të gjithë kandidatët që e kanë plotësuar këtë moshë nuk...
Burimi:
javanews.al